AKTUALITET /

SPAK kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita” të Klodian Allajbeut

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, ndërsa deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet konkrete apo objektin e hetimit.

Shkruar nga Versus

SPAK kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita” të

Me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka kryer kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu. Veprimet janë kryer në kuadër të hetimeve mbi tendera, me urdhër të prokurores së Posaçme, Dorina Bejko.

Tenderi në fjalë, i shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për pajisje të kardiokirurgjisë, kishte një vlerë prej rreth 750 milion lekësh. Fitues u shpall “Evita Sh.p.k”, edhe pse oferta e saj ishte rreth 120 milion lekë më e lartë se ajo e kompanisë tjetër pjesëmarrëse, Montal Sh.p.k, e cila nuk u kualifikua.

SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë kontroll, ndërsa kompania “Evita Sh.p.k” operon në fushën e farmaceutikës dhe pajisjeve mjekësore.Versus.al

 

 

 

Poll