AKTUALITET /

Studentët tek “Mjekësia” pa kontratë detyruese dhe tarifa të tjera, konkursi në 14-23 gusht

Nuk do të ketë kontratë detyruese dhe as tarifë tjetër shkollimi për të rinjtë që do të hyjnë apo janë studentë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Derisa qeveria dhe parlamenti të ndryshojnë ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit.

Shkruar nga Versus

Studentët tek “Mjekësia” pa kontratë detyruese dhe

Nuk do të ketë kontratë detyruese dhe as tarifë tjetër shkollimi për të rinjtë që do të hyjnë apo janë studentë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Derisa qeveria dhe parlamenti të ndryshojnë ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit.

Zv/rektorja Alma Idrizi tregon se si do të veprohet këtë vit akademik:

“Duke qenë se ligji akoma nuk është miratuar nga Parlamenti, ne do të procedojmë sikurse edhe vitet e tjera, me ato tarifa. Kjo do të thotë se studentët, maturantët ekselentë nuk do të paguajnë edhe ata mbi 9 nuk do të paguajnë. Ndërkohë, tarifat e tjera nuk kanë ndryshuar”.

Ndërkohë, më 14 gusht deri më 23 gusht do të zhvillohet konkursi elektronik për degën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Afër 2500 kandidatë konkurrojnë mes tyre për 430 kuota. Ky është viti i dytë që aplikohet testimi elektronik krahas Maturës Shtetërore, një kusht i kërkuar nga universiteti për të shmangur fiktivitetin e notave nga shkollat e mesme dhe për të përzgjedhur më të mirët.

Një vit më parë, parlamenti miratoi ligjin që detyronte studentët e Mjekësisë të punonin në atdhe 5 vjet pas studimeve. Vetëm pasi të përfundonin këtë detyrim, ata kishin të drejtë të merrnin diplomën. Pas protestash, bojkotit të mësimit dhe ankimimit të studentëve në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit shfuqizoi pjesërisht ligjin.

Pas rrëzimit të këtyre neneve, qeveria nuk dërgoi në Kuvend ndryshimet në ligj siç ishte e detyruar të bënte brenda periudhës 3 mujore nga zbardhja e vendimit dhe Kuvendi e mbylli sesionin pa miratuar  ligjin e  për studentët e Mjekësisë, të cilët duket se do të jenë më qetë me kushtet ekzistuese. /A2

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: