AKTUALITET /

“Të bën trim”, ish-kreu i KLP: Gjyqtarëve t’u japim armë

Për ta mbështetur propozimin e tij, Balla mori shembullin e oficerëve në SHBA, ose agjentët e BKH në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
“Të bën trim”, ish-kreu i KLP: Gjyqtarëve t’u
Alfred Balla

Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka folur lidhur me sfidat e prokurorëve e gjyqtarëve në vendin tonë. Sipas tij duhet që të mkratohet një ligj që t'u japë të drejtën magjistratëve të pajisen me armë siç ka qenë dikur e lejuar. 

“Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën”, tha ai.

Për ta argumentuar, Balla e krahasoi propozimin e bërë me rastin e oficerëve amerikanë që kanë armë edhe jashtë shërbimit, njëjtë si agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

“Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja”,tha ai.

Ai tha se kjo gjë do të ishte një siguri më tepër për masgjistratët. 

“Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim”, shtoi ish-kreu i KLP. Versus.al

Poll