AKTUALITET /

Të dënuar me 37 vite burg për grabitjen e 4.5 mln eurove në Rinas, vëllezërit Çala e çojnë çështjen në Kushtetuese

Dy vëllezërit u arrestuan në vitin 2020 të dyshuar si drejtues të grupit me maska që grabiti aeroportin e Rinasit.

Shkruar nga Versus
Të dënuar me 37 vite burg për grabitjen e 4.5 mln eurove në
Klement; Eldi Çala

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë kundërshtuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë për dënimin e tyre me 37 vite burg në total për grabitjen e Rinasit të ndodhur në prill të vitit 2019. 

Arta e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtat kushtetuese të të tyre.

Për këtë dosje, Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg. Në total, për të akuzuarit e grupit janë konfirmuar 122 vite burg.

Anëtarë e grupit kriminal kishin planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej duke siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin realizuan vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes, siguruan mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, armët luftarake, studiuan lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

Në 9 prill 2019 u grabitën 4.6 milionë euro në 'barkun' e avionit në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si 'koka' e grabitjes. Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj, bashkë me 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para. Versus.al

Poll