AKTUALITET /

“Të fala Ristanit”, Peçi del nga SPAK pas 1 ore dhe largohet i buzëqeshur, ‘kyç gojën’ para gazetarëve

Me komentin e vetëm para gazetarëve, deputeti i PS la të kuptohet se ishte pyetur për kallëzimin e PD mbi tenderat e dhëna nga bashkia Tepelenë.

Shkruar nga Versus

“Të fala Ristanit”, Peçi del nga SPAK pas 1 ore dhe

Pasi qëndroi për rreth 1 orë brenda ambienteve të SPAK, deputeti i PS, Tërmet Peçi u largua duke buzëqeshur nga godina, jashtë të cilës e prisnin gazetarët.

I pyetur për çfarë u mor në pyetje, Peçi nuk dha shpjegime, por u mjaftua me komentin: Të fala Ristanit.

Në këtë mënyrë la të kuptohet se ishte marrë në pyetje për kallëzimin e bërë nga PD në prill të këtij viti, konkretisht nga Arben Ristani lidhur me tenderat e bashkisë Tepelenë për rindërtimin.

 

Peçi e ka drejtuar bashkinë që prej vitit 2011 deri në 2025-ën kur u dorëhoq për të kandiduar si deputet i PS. Versus.al

Poll