AKTUALITET /

Të kërkuar për trafik droge dhe grup kriminal, ekstradohen nga Shqipëria në Itali 3 persona 

Tre shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale si trafik droge dhe pjesë të organizatave kriminale, janë ekstraduar në Itali.  Operacioni u realizua ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Shkruar nga Versus
Të kërkuar për trafik droge dhe grup kriminal, ekstradohen nga
Foto ilustruese

Tre shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale si trafik droge dhe pjesë të organizatave kriminale, janë ekstraduar në Itali.  Operacioni u realizua ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Policia njofton se bëhet fjalë për Albert Konin, 51 vjeç, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2025, e ka dënuar me rreth 4 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë vitit 2017, ai ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në ambiente publike, në zonat Arona dhe Novara;

Janë ekstraduar dhe dy të tjerë për veprat penale trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

-R. A., 21 vjeç, pasi Gjykata e Milanos, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ai akuzohet se gjatë periudhës 2022-2024, ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar në Milano, sasi të mëdhaja lëndësh narkotike;

-A. F., 39 vjeç, pasi Gjykata e Gjenovas, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet në kuadër të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, të kryera në kuadrin e organizatës kriminale.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Poll