AKTUALITET /

“Të rinjtë të mos e braktisin vendin”, kryepeshkopi Pelushi në ceremoninë e fronëzimit: Bashkëjetesa fetare, thesar i yni

Shkruar nga Versus

“Të rinjtë të mos e braktisin vendin”, kryepeshkopi

Në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë u mbajt sot ceremonia e kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Joan Pelushi.

Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, mes tyre kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe krerët e komuniteteve të tjera fetare të vendit, ndërsa kryepeshkopi Pelushi përmendi bashkëjetesën fetare në vend, si një thesar të Shqipërisë. Ndërsa u bëri thirrje të rinjve që të mos e braktisin vendin e tyre.

“Përkujdesja jonë duhet të jetë ndaj të gjithëve. Sidomos ndaj atyre që janë më të varfër, në nevojë, në sëmundje apo në vetmi të mënjanuar. Familja është qeliza fillestare e jetës shoqërore. Një familje e shëndetshme ndërtohet mbi shenjtërinë e martesës. Kur flitet për fenë në Shqipëri gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare e cila është thesar i vendit tonë.

Por si çdo gjë, edhe bashkëjetesa nuk është statike. Është detyra jonë dhe e atyre që do të vijnë që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht sepse duhet zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve. Duhet të inkurajojmë të rinjtë që ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin”- u shpreh Pelushi gjatë fjalës së tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: