AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit, një i plagosur

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave.

Shkruar nga Versus
Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit,
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme pranë mbikalimit të Rinasit.

Sipas raportimeve, viktima është qëlluar në këmbë, ndërsa autori ka arritur të largohet.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka bashkëpunuar me autoritetet, ndërsa po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin e sulmuesit./Versus.al

Poll