AKTUALITET /

'Telenovela e pengmarrjes' së Astirit / Shoqet: 21 vjeçarja na ftoi në festën me alkool e kokainë

Në kërkim janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Shkruar nga Versus

'Telenovela e pengmarrjes' së Astirit / Shoqet: 21

Vazhdon 'telenovela' e Astirit, ku një vajzë që fillimisht denoncoi se është dhunuar duket se ka qenë pjesë e "lojës" së dalë jashtë kontrollit që çoi në këmbë policinë e forcat speciale RENEA.

Shoqet e 21-vjeçares që u kyç brenda në apartament të enjten (9 janar)në Astir kanë dhënë sërish dëshmi përpara Policisë së Tiranës, bën të ditur Shqiptarja.com.

Ato kanë pranuar sërish se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kaluar mirë me 5 djemtë si dhe të përdornin doza kokaine.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.

Ndër të tjera, ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe për mbylljen në banesë të 21-vjeçares.

Siç bëhet me dije ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ”miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: