AKTUALITET /

Tentativa e hakerimit të SPAK, merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Shkruar nga Versus

Tentativa e hakerimit të SPAK, merret nën hetim ish-drejtori i

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot në Prokurinë e Posaçme. Kjo është hera e dytë që Ismaili shkon në SPAK, ndërsa hera e parë ishte në 2 tetor të këtij viti kur u pyet lidhur me tentativën e hakerimit të kompjuterave të prokurorëve të posaçëm. Mësohet se SPAK e ka marrë Ismailin zyrtarisht si person nën hetim. 

Në muajin prill të këtij viti, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit morën sinjalin që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre kompjuterik. Për këtë ngjarje, u arrestuan Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonaj, ish-drejtori i paraburgimit në Vlorë.

Nga hetimet u zbulua se autor i tentativës së hakerimit ishte Arnold Rrokaj i cili kishte shpërndarë materialet tek Gjonaj dhe më pas tek shokët dhe të njohurit e tij. Disa prej këtyre materialeve kanë përfunduar në celularin e Agim Ismailit dhe të Dritan Palnikajt, sekretar në ministrinë e Arsimit.

Mësohet se ndër kompjuterët ku Rrokaj ka patur akses, ishin ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. I pyetur nga hetuesit, ai tha se e kishte bërë tentativën e hakerrimit thjesht për kureshtje. Versus.al

Poll