AKTUALITET /

Tentativa për t’u hedhur tritol rivalëve u mori jetën aksidentalisht, dy raste brenda pak muajsh

Shkruar nga Versus
Tentativa për t’u hedhur tritol rivalëve u mori jetën
Vendngjarja në Elbasan dhe biznesmeni Armand Nelaj që vdiq në Sarandë

Atentate të dështuara me tritol që u sjellin vdekjen vetë autorëve që tentojnë t’i vendosin ndaj rivalëve të tyre. Sot në Elbasan u regjistrua rasti i dytë i një atentëti të dështuar me tritol ku përveç dështimit, humbi jetën edhe vetë autori 24 vjeçar që tentoi t’ja vendoste makinës në pronësi të Renato Çepës.

Të riut, i plasi në duar sasia e tritolit duke i shkaktuar plagë të rënda, si pasojë e të cilave ndërroi jetë më pas në spitalin rajonal të Elbasanit. Shkaqet e tentativës për t’i vendosur tritol Çepës ende po hetohen, por dyshohet se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Një rast i ngjashëm me këtë të fundit, ishte edhe ai i vdekjes së 52 vjeçarit Armand Nelaj mbrëmjen e 24 qershorit. Biznesmeni u gjet i vdekur në det dhe fillimisht u dyshua se shkak kishte qenë shpërthimi i bombulës së oksigjenit që ai mbante me vete. Por pas një muaji hetimesh, u zbuluase Nelaj kishte vdekur nga sasia e tritolit të cilën ai e kishte marrë për ta vendosur poshtë një anije turistike e cila bënte linjën “Sarandë-Korfuz”. Në bashkëpunim me mikun e tij biznesmenin Eridon Muho të dy kishin planifikuar shkatërrimin e anijes për shkak të konkurrencës që u bënte bizneseve të tyre.

Mesnatën e 24 qershorit, biznesmeni Armand Nelaj nëpërmjet një varke të vogël u nis drejt portit të Sarandës ku më pas u zhyt së bashku me lëndën plasëse duke u drejtuar tek anija “Fenikes Lines” në pronësi të Andrea Qirjakos. Por pa mbërritur ende tek anija, diçka i shkoi keq dhe lënda plasëse i shpërtheu aksidentalisht duke e lënë të vdekur 52 vjeçarin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: