AKTUALITET /

Tentoi të dilte nga vendi me dhjetëra mijëra euro, procedohet penalisht 51 vjeçari

Shkruar nga Versus

Tentoi të dilte nga vendi me dhjetëra mijëra euro, procedohet

Gjirokastër- Një 51 vjeçar me inicialet F. S është proceduar penalisht pasi u kap në tentativë për të dalë nga pika kufitare e Kakavijës me 20.530 euro dhe 1.800.000 lekë të padeklaruara. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. S., 51 vjeç, banues në Greqi"- thuhet në njoftim.

Policia ka sekuestruar shumën e parave në cilësinë e provës materiale, ndërsa po hetohet nga ana e prokurorisë së rrethit. Versus.al

Poll