AKTUALITET /

Tha se i duhej “Diella”, Ilir Beqajt i lejohet të dëgjojë audiot e gjyqit, i caktohet një sallë e posaçme

GJKKO ka vënë në dispozicion të ish-ministrit një prej sallave ku mund të dëgjojë audiot e seancave gjyqësore.

Shkruar nga Versus
Tha se i duhej “Diella”, Ilir Beqajt i lejohet të
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ministrja virtuale "Diella"

Gjykata e Posaçme i dha mundësi ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake që janë zhvilluar nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte në seancën gjyqsore që u mbajt në GJKKO. Shkalla e parë e gjyqsorit i vuri në dispozicion Ilir Beqajt njërën prej sallave të Apelit të Posaçëm si dhe administradën e gjykatës, në mënyrë që ai të dëgjojë seancat gjyqsore.

Kjo kërkesë erdhi pasi, mbrojtja ligjore e ish ministrit pretendon se audiot e seancave nuk përputhen me procesvarbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë kryesorë.

Seanca e radhës për Ilir Beqajn u caktua më 11 dhjetor. Ish-ministri e kishte bërë kërkesën javë më parë madje duke sugjeruar që të përfshihej edhe ministrja virtuale "Diella" në dëgjimin e audiove të seancave. Versus.al

Poll