Gazetari Osman Stafa ka publikuar të tjera biseda të mjekëve të spitalit Onkologjik.
Me anë të një postimi në Facebook, Stafa publikon bisedat se si mjekët i largojnë pacientët e sëmurë, duke i mashtruar se nuk punon sistemi.
Kjo gjë bëhet për shkak se të gjithë mjekët janë larguar dhe kërkojnë nga stafi i spitalit që ti përzejnë pacientët.
Denocnimi i gazetarit Osman Stafa:
Prisja që mjekët e Onkologjikut, pas shpërthimit të komunikimeve të tyre të reagonin, të mbronin punën e tyre, por janë "fshehur". Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë t’i mbrojë. Tek e fundit, përgjegjësia për mungesën e medikamenteve kimio, i takon shtetit dhe ministrisë.
Por sjellja e mjekëve është e pajustifikueshme. Ata mjekë e dinë shumë mirë, së mosrespektimi i protokollit çon që pacienti të përkeqësohet, e të shkojë drejt fatalitetit, drejt vdekjes.
Ata mjekë e dinë shumë mirë, se ulja e dozës, si pasojë e mungesave, nuk i ka shërbyer aspak pacientit. Madje i ka prishur punë atij.
Ata mjekë e dinë shumë mirë, se lajmërimet që u bëjnë pacintëve për të mos ardhur në spital se s’ka kimio, nuk i ndihmojnë të sëmurët me kancer, por i çojnë një hap më shumë drejt fatalitetit.
Ata mjekë e dinë shumë mirë, se zbatimi i urdhërave të shefave, për të mos dhënë mjekime (kimio) të caktuara se nuk ka farmacia, është kriminale. (rasti phesgo).
Prisja reagim, por JO! Mjekët e Onkologjikut janë të qetë, se besojnë se nuk kanë bërë asgjë gabim. Ata kanë vendosur të dëgjojnë këshillën e Shefes së Onkologjikut. Por ta harrojë kush se krimet që janë bërë në Onkologjik, do të mbesin pa përgjegjësi.
Është e vërtetë që përgjegjësi kryesor i mungesës së kimiove është Ministria e Shëndetësisë. Ka ndodhur krim tek Onkologjiku ndaj pacientëve me kancer dhe ata që nuk kane treguar për atë krim, quhen BASHKËPUNËTORË.
Shumë shpejt në SPAK.
-------------------------------------------------------------------------
KOMUNIKIMI i RADHËS MES MJEKËVE TË ONKOLOGJIKUT!
KOMENTET I BËNI VETË. JAM PA KOMENT!!!
[23.2.24, 11:28:38 AM] G(Koordinatore): Pershendetje! Gjithe tabletat kan ardh sot! Dhe asnje mjek skeni lene per ti bere! Situata esht pak problematike. Ca zgjidhje ti them pacienteve?
[23.2.24, 11:28:54 AM] AP(mjek onkolog): Kush psh
[23.2.24, 11:29:24 AM] SS(mjek onkolog): Spunon sistemi thuaj
[23.2.24, 11:29:34 AM] G(Koordinatore) : Mjeket i dine vet emrat. Se kam kte kopetence. Doni ti rradhis me emra. Sa pacient kan ardh?
[23.2.24, 11:34:36 AM] SS(mjek onkolog): Na thuaj emrin dhe ilaçin qe merr me ID. Se mos i bejme nga tel
[23.2.24, 11:35:02 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): mendoj të shtyhen per diten e hene nje pjese .
[23.2.24, 11:35:43 AM] G(Koordinatore): Ato qe mundem i kthym. Ky nuk prano me ik. Esht pacienti i Dr.Sptiraqit. Esht ne pritje Ca zgjidhje ti japim?
[23.2.24, 12:02:39 PM] RB(mjek onkolog): Po kthehem une tja bej
[23.2.24, 12:03:04 PM] SS(mjek onkolog): (jep kodin)
[23.2.24, 12:03:27 PM] SS(mjek onkolog): Ky eshte kodi i Arqilese thuaji te arqilehet tani
[23.2.24, 12:04:59 PM] SS(mjek onkolog): Edhe mos i fusni para ores 12 per receta elektronike
[23.2.24, 12:05:08 PM] G(Koordinatore): Shum mire Te falendero Arqileja







