AKTUALITET /

"Ti nuk më jep raport për gruan..." Qytetari godet barbarisht në kokë mjekun e Vorës

Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Shkruar nga Versus

"Ti nuk më jep raport për gruan..." Qytetari godet

Dhunon mjekun se nuk i jep raport mjekësor për gruan, përfundon në pranga 57-vjeçari.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

"Ti nuk më jep raport për gruan..." Qytetari godet

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Poll