AKTUALITET /

“Toksina myku”, AKU heq nga tregu biskotat që shiteshin në dyqanet “Rossmann & Lala”

Shkruar nga Versus

“Toksina myku”, AKU heq nga tregu biskotat që shiteshin në

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka hequr nga tregu disa lloje biskotash që shiteshin në dyqanet “Rossmann & Lala”. Shkak janë bërë gjetjet e toksinave të mykut në këto produkte.

Konkretisht do të hiqen nga tregu llojet e biskotave “EnerBio Dinkel” dhe “Waffeln Natur”. 

Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është marrë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave.

Sipas njoftimit, produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim date skadence. Versus.al

Poll