AKTUALITET /

Trafik "kilometrik" në Rrugën e Kombit, mijëra automjete nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen me Serbinë

Shkruar nga Versus

Trafik "kilometrik" në Rrugën e Kombit, mijëra

Interesi i madh i shqiptarëve të Kosovës për ndeshjen që luan sot Kombëtarja Shqiptare me Serbinë, është treguar edhe nga fluksi i madh i automjeteve që kanë hyrë sot në pikën kufitare të Morinës.

Këtë herë, jo në kufi, por përgjatë rrugës së Kombit është krijuar një trafik kilometrik pasi mijëra automjete janë drejtuar për në Tiranë.

Pavarësisht se një pjesë e madhe nuk kanë arritur të sigurojnë bileta, shqiptarët e Kosovës kanë preferuar që të jenë në kryeqytet gjatë zhvillimit të ndeshjes. Versus.al

Poll