Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit, ku dy turistë nga Gana kishin rënë nga motori i ujit si pasojë e manovrave të rrezikshme në det. Për pasojë humbi jetën 34 vjeçari S.O, banues në Angli. Ndërsa partnerja e tij, V.B 31 vjeçe u transportua në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, ku turistët mbetën në det për orë të tëra.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al







