Kanada- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton ku një 29 vjeçare shqiptare e identifikuar si Savannah Kulla është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Anthony Deschepper.
Krimi tronditës ka ndodhur në një parking ku nëna e 4 fëmijëve është qëlluar për vdekje. Në makinë ishte edhe foshnja një vjeçare.
Pasi kreu krimin, 38 vjeçari u largua nga vendngjarja dhe policia u vu në ndjekje në tij. Mes tyre pati të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë autori mbeti i ekzekutuar.
Nëna e Kullës tha për mediat kanadeze se nuk e kishte besuar kurrë se diçka e tillë do t’i ndodhte vajzës së saj.
“[Ai ishte] aq i dashuruar me të, kjo është ajo që më ka tronditur. Si i çmendur pas saj… deri në atë pikë sa ishte i fiksuar”, tha ajo. Versus.al







