AKTUALITET /

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan, makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeçar

I mituri po kalonte rrugën për në shkollë kur u përplas nga automjeti.

Shkruar nga Versus
Tragjedi pranë shkollës në Elbasan, makina përplas për
Foto ilustruese

Elbasan- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pranë shkollës në fshatin Mengel ku një makinë ka përplasur për vdekje një nxënës 7 vjeçar.

Dyshohet se i mituri i shpëtoi nënës nga dora dhe u përplas nga makina. 

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të fatkeqësisë që vjen pak javë pas aksidentit të tmerrshëm të ndodhur në zonën e Kënetës së Durrësit ku 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë teksa luanin me top në trotuar. Versus.al

Poll