AKTUALITET /

Tronditëse në Lezhë! në Lezhë, 55-vjeçari akuzohet për ngacmim s*ksual ndaj vajzës së mitur

Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës.

Shkruar nga Versus
Tronditëse në Lezhë! në Lezhë, 55-vjeçari
Foto ilustruese

Pas Fierit, një tjetër rast i dhunës seksuale në familje është raportuar në Lezhë.

Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, i dyshuari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës.

Rasti është referuar menjëherë në Prokurori dhe materialet procedurale janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për vijimin e mëtejshëm të veprimeve ligjore.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Versus.al

Poll