AKTUALITET /

Tubimi i opozitës te bashkia e Tiranës, policia bllokon rrugët që në orën 09:30

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Shkruar nga Versus

Tubimi i opozitës te bashkia e Tiranës, policia bllokon rrugët

Policia e Tiranës ka njoftuar marrjen e masave për bllokimin e disa rrugëve, për shkaka të tubimit të opozitës tek bashkia e Tiranës.

Sipas policisë, tubimi do të nisë në orën 11:00, por rrugët do të bllokohen që në orën 09:30.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: