
Këtë të mërkurë do të zhvillohet dita e tretë radhazi e turit të 82-të çiklistik në Shqipëri. Etapa e tretë do të nisë që nga qyteti i Elbasanit dhe do të përfundojë në qytetin e Vlorës.
Ky organizim do të zgjasë në total edhe 2 ditë të tjera, pra pritet të përfundojë më 30 maj.
Policia e Shtetit ka publikuar dhe akset që do të bllokohen ditën e sotme dhe oraret përkatëse, më konkretisht:
Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12:30
Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16:00.
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Etapa e parë nisi nga Bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë dhe vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër. Pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis.
Etapa e dytë nisi nga Shkodra dhe përfundoi në Elbasan, ku Nils Rimajer i ekipit të Amsterdamit, Hollandë arriti të prekte vijën e finishit i pari. Versus.al







