
Vlorë- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Himarë ku u raportua se një turist gjerman ishte dëmtuar nga skafi që drejtohej nga Krenar Velaj 27 vjeç.
Në një video të publikuar, shihet se ka qenë vetë drejtuesi i skafit që e ka nxjerrë turistin në breg të detit duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas turisti është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se ka mbetur i plagosur në kurriz dhe në këmbë.
Drejtuesi i skafit u shoqërua nga policia në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale ku i është komunikuar masa e arrestit me burg. Në polici janë shoqëruar edhe persona të tjerë që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur në plazhin e Gjipesë. Versus.al







