AKTUALITET /

U arratis nga qendra e emigrantëve dhe u kap në ‘shtëpi bari’, Coha: Më mirë në rrezik këtu sesa në Angli

Shkruar nga Versus
U arratis nga qendra e emigrantëve dhe u kap në ‘shtëpi
Shqiptari Mariglen Coha

Britani e Madhe- Një prej 8 shqiptarëve të cilët në prill të 2023-it u arratisën nga qendra e emigrantëve në Yarl’s Wood, ka folur në një dokumentar të realizuar, duke rrëfyer se Anglia nuk doli ashtu siç e priste.

Mariglen Coha pasi u kthye në Tiranë tha se shpërngulja e tij në Angli nuk kishte qenë vendimi më i mirë që kishte marrë dhe zbuloi sesi ishin mbajtur për rreth 7 muaj në izolim në qendrat e ngritura për emigrantët e paligjshëm.

Pavarësisht se policia ka dyshime se 8 shqiptarët e arratisur ndodheshin në vend dhe ishin përfshirë në trafikun e drogës, Coha tha se nuk kishte shkuar atje për të punuar me drogë dhe se trajtimi që u ishte bërë ishte shumë i keq.

“Duhet ditur që trajtoheshim shumë keq nga ata që kanë kontroll në Angli. Na mbanin 4,5,6 deri në 7 muaj izolim dhe nuk na linin të kërkonim azil apo të ktheheshim në vendin tonë. Anglia nuk është vendi siç të gjithë e fantazojnë. Nuk shkova për të punuar me drogë, vetëm sa m’u shtua borxhi që kisha. Por më mirë të jem në rrezik në vendin tim sesa në Angli"- shprehet i riu.

Coha, së bashku me Enea Shimën, Thanas Bizhotin, Ervin Moratin dhe Bilbil Bodinin, u deklaruan fajtorë për t'i shpëtuar paraburgimit të ligjshëm dhe secili mori dënime me burg nga gjashtë deri në tetë muaj.

Në dokumentarin e publikuar tregohen momentet kur 8 shqiptarët arrijnë të arratisen nga qendra e paraburgimit ku arritën të mbulonin pamjet e kamerave të sigurisë për të mos u zbuluar nga oficerët.

Coha ishte njeriu i pestë që u kap pasi policia e gjurmoi në Yorkshire dhe u soll në stacionin Bedfordshire për t'u marrë në pyetje.

Kur policia bastisi një pronë në Londrën Veri-Perëndimore, ata gjetën 10 kg kanabis, 140 g kokainë dhe 70 mijë paund “cash”. Coha njëri prej të arrestuarve tha se në Shqipëri kishte një çështje gjakmarrje dhe prandaj kishte ikur për një jetë më të mirë.

“Kam ardhur për një jetë të mirë. Shumë njerëz e blejnë vdekjen e tyre me para duke u hipur në një gjë të keqe. Në Shqipëri jam në gjakmarrje dhe ka korrupsion maksimal. Situata është shumë e keqe”- shprehej Coha në deklaratën e tij para oficerëve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: