AKTUALITET /

U arrestua në prill për drogë, 45 vjeçari humb jetën në burgun e Reçit! Çfarë dyshohet

45 vjeçari Eduard Koka ishte ndjerë keq që prej mëngjesit me vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë.

Shkruar nga B.V

U arrestua në prill për drogë, 45 vjeçari humb jetën

Shkodër- Një 45 vjeçar nga Lezha i identifikuar si Eduard Koka ka humbur jetën në burgun e Reçit.

I ndjeri ishte arrestuar në muajin prill për drogë, maska dhe armë. Ndërsa në orët e para të mëngjesit dyshohet se ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka pasur temperaturë.

Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor, Koka nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Versus.al

Poll