AKTUALITET /

"U bëre engjëlli më i bukur i parajsës', mësuesit dhe shokët e klasës prekin zemrat me dedikimin për 14 vjeçarin: Banka ku uleshe do të mbetet bosh

Ngjarja ka lënë të tronditur edhe komunitetin shkollor. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ku viktima studionte, reagoi duke shprehur dhimbjen dhe trishtimin e thellë. Stafi mësimor dhe nxënësit e kujtojnë Eraldin si një djalë të dashur, të qeshur dhe plot ëndrra, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.

Shkruar nga Versus

"U bëre engjëlli më i bukur i parajsës',

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Pirg në Maliq, ku një përplasje mes dy adoleshentësh ka përfunduar në mënyrë tragjike. Erald Xhejo, 14 vjeç, ndërroi jetë pasditen e djeshme në Spitalin e Korçës, pasi u plagos rëndë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri.

Të dy djemtë, nxënës të së njëjtës shkollë, kishin pasur më parë konflikte të vazhdueshme për arsye të cilësuara si banale. Takimi i rastësishëm në ambientet jashtë një lokali në fshat çoi në një përleshje fizike, ku Enedio Guri nxori thikën dhe e goditi dy herë Eraldin, duke i shkaktuar plagë fatale.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor në spitalin e Korçës, Eraldi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja ka lënë të tronditur edhe komunitetin shkollor. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ku viktima studionte, reagoi duke shprehur dhimbjen dhe trishtimin e thellë. Stafi mësimor dhe nxënësit e kujtojnë Eraldin si një djalë të dashur, të qeshur dhe plot ëndrra, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.

Reagimi i shkollës së Mesme së Bashkuar “Tafil Rexhepi”:

Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.

Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.

U prehsh në paqe!

Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!

Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe! /Versus.al/

Poll