AKTUALITET /

U denoncua nga çobani që s'mori rrogën, si nisi operacioni për ish-ushtarakun që vr*u policin dhe plagosi një tjetër

Shkruar nga Versus
U denoncua nga çobani që s'mori rrogën, si nisi operacioni
Viktima, Enea Mekolli, autori Violand Braçellari dhe polici i plagosur, Edison Adri

Një çoban denoncoi të shumëkërkuarin ish-ushtarakun Violand Braçelllari i cili ditën e djeshme shkaktoi tragjedinë në Maliq duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.

Operacioni për kapjen e Braçellarit u bë pas denoncimit të çobanit i cili kishte denoncuar më 3 qershor në polici Braçellarin se nuk e kishte paguar për 15 ditë punë dhe se e kishte kërcënuar me jetë.

Pas kësaj, gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën për të arrestuar Braçellarin që dyshohej se fshihej në një stan në Lozhan të Maliqit. Efektivët u nisën në errësirë në terren të thepisur malor drejt stanit. I shumëkërkuari 43 vjeçar jetonte i izoluar vetëm me nënën e moshuar dhe merrej me blegtori.

Ndërsa stanin ku mbante edhe arsenal armësh, e kishte rrethuar me kamera sigurie. Kundrejt efektivëve përdori një kallashnikov duke vrarë policin Enea Mekolli dhe duke lënë të plagosur kolegun e tij Edison Adri.

Ish-ushtaraku ishte dënuar me 9 vite burg nga gjykata e Vlorës në 2017-ën për prodhim dhe trafik droge. Ndërsa në 2024-ën ishte denoncuar nga një tjetër person që e kishte marrë zvarrë me kalë. Versus.al

Poll