Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit Antikorrupsion që e dënoi me 2 vite burg ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe e ka rikthyer çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën Gjykatë.
Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
Në korrik të viti të kaluar Gjykata e Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren me 2 vite burg për korrupsion pasiv duke i hequr dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhe tre vjeçare.
Ishin përgjimet e SPAK që nxorrën zbuluar ish-gjyqtaren e Elbasanit dhe avokatin.
Nga përgjime doli se familjarët e të arrestuarit Xhulio Musaj, i dënuar për vjedhje kishin ofruar shumën 200 mijë lekë për gjyqtaren me negociator avokatin, që ajo t'i ulte dënimin.
Ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin e shumës së ofruar gjë e cila është refuzuar nga familjarët e të dënuarit duke u shprehur tek avokati Pashaj se "më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."/Versus.al







