AKTUALITET /

U kthyen nga Anglia dhe hapën "shtëpi bari" në Tiranë, lihen në burg dy vëllezërit

Shkruar nga Versus

U kthyen nga Anglia dhe hapën "shtëpi bari" në

Tiranë- Gjykata ka lanë në burg dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhiu të cilët u arrestuan disa ditë më parë pasi policia zbuloi një “shtëpi bari” në Laknas.

Dy vëllezërit ishin kthyer nga Anglia dhe menjëherë kishin nisur aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në Laknas duke instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Kjo solli edhe arrestimin e punonjësit të OSHEE, 29 vjeçarit Endrit Paja i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Për këtë aktivitet të paligjshëm u procedua penalisht edhe babai i dy të arrestuarve, për moskallëzim krimi. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: