Tiranë- Pas disa javësh hetimesh, policia ka arrestuar pronarin e një agjencie turistike në kryeqytet dhe ka proceduar penalisht gruan e tij (punonjëse në agjenci) për mashtrim të klientëve.
Sipas njoftimit të policisë 63 vjeçari Ardi Gjuzi, administrator i agjencisë dhe gruaja e tij E.Gj 51 vjeçe, e cila ishte punonjëse e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 mijë euro duke mashtruar klientët e agjencisë.
Gjuzi dhe bashkëshortja e tij pretendonin se u rezervonin klientëve bileta udhëtimi dhe akomodimi në hotele, por në fakt një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Versus.al







