AKTUALITET /

U plagos aksidentalisht nga atentati në 'Don Bosko', del FOTO e 22-vjeçarit

Ky i fundit, 22-vjeç ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë, pasi u bë me dije se shënjestra e atentatit ishte 45-vjeçari

Shkruar nga M.H
U plagos aksidentalisht nga atentati në 'Don Bosko', del FOTO e
Ronaldo Metushi, kamarieri që mbeti i plagosur

Një atentat u shënua rreth orës 15:00 të ditës së sotme në zonën e 'Don Bosko' ku mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Ky i fundit, 22-vjeç dyshohet se ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë, pasi sipas informacioneve shënjestra e atentatit ka gjasa të ketë qenë 45-vjeçari.

Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen në spitalin e Traumës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Versus.al ka siguruar foton e 22-vjeçarit të plagosur.

Nga kontrollet e bëra personave të plagosur nuk u është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndonëse vijojnë verifikimet për të shkuarën e tyre.

Autorët e atentatit u larguan nga vendngjarja pasi qëlluan me armë zjarri nga makina.

Mjeti, i cili dyshohet të ketë qenë i tyre u gjet i djegur në zonën e Institutit./ Versus.al 

Poll