Pas kërkimeve nga policia është gjetur sot trupi i pajetë i 57-vjeçarit Antonio Manuel Antunes Gonçalves, 57 vjeç nga Portugalia, i cili u zhduk ditën e djeshme pasi hyri në det për t’u larë dhe nuk doli më.
Ai u raportua i zhdukur pasditen e të dielës në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.
Trupi i 57-vjeçari u gjet nga shërbimet e Policisë kufitare, të cilat e lokalizuan trupin e pajetë në afërsi të zonës ku ishte parë për herë të fundit.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./Versus.al







