
Personi që shihni në foto është Pjetër Kaza, 57 vjeçari i cili u gjet i vrarë brenda makinës para oborrit të banesës së tij në fshatin Talë të Lezhës.
Një vit më parë, viktimës i kishin vrarë vëllain Agustin Kaza në Belgjikë. Ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes për shkak të një krimi që kishte kryer vëllai tjetër i viktimës, Martin Kaza.
Krimi duket se ka patur referencë një sërë vrasjes të njëpasnjëshme të ndodhura mes fisit Kaza dhe Gjini.
Historiku i vrasjeve
Në vitin 1994 vritet me armë zjarri Ndue Kaza në Lezhë.
Në vitin 1997 Martin Kaza ekzekuton me armë zjarri dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini pasi dyshonte se i kishin vrarë vëllain Ndue Kazën. Martin Kaza u dënua me 22 vite burg në mungesë, ndërsa në 2017-ën u ekstradua nga Britania e Madhe ku fshihej prej 20 vitesh.
Në 2024-ën, në Belgjikë ekzekutohet Agustin Kaza teksa pinte kafe në tarracën e një lokali. Ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në gjoks nga një person i maskuar, i cili ende nuk është kapur nga autoritetet belge. Versus.al







