AKTUALITET /

U vetëhodh nga lumi Buna, policia ndërhyn dhe shpëton personin që tentoi vetëvrasjen

Shkruar nga Versus
U vetëhodh nga lumi Buna, policia ndërhyn dhe shpëton personin
Momenti kur shpëtohet i moshuari i vetëhedhur

Shkodër- Policia ndërhyrë për të shpëtuar një të moshuar që ishte vetëhedhur nga ura e lumit Buna për t’u vetëmbytur.

Mësohet se 75 vjeçari është gjetur nga efektivët gjatë patrullimit në zonë. Bëhet fjalë për të moshuarin e identifikuar si B.G i cili është dërguar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ura e lumit Buna më herët ka qenë vendngjarje për tragjedinë që tronditi Shkodrën ku një nënë me 3 fëmijët e saj u vetëmbyt pas tradhëtisë së burrit. Versus.al

Poll