
Trupi i pajetë i palestinezës Rayyan Alwan, e vrarë nga babai i saj Fadi Alwan, në një shtëpi të marrë me qira në Tiranë është tërhequr pak ditë më parë.
Sipas burimeve për media kanë qenë të afërmit e 24 vjeçares që kanë tërhequr trupin e saj për ta dërguar më pas në vendin e lindjes, Liban.
24- vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte.
Ngjarja:
Rayyan dhe Fadi Alëan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alëan pasi vrau 24-vjeçaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi./Versus.al








