Tiranë- Ditën e djeshme qytetarët e njësisë nr.5 në kryeqytet të njohur si Komuna e Parisit kanë shprehur shqetësimin e furnizimit me ujë, i cili sipas tyre ka qenë i ndotur.
Lidhur me këtë raportim, agjentët e krimit ekonomik kanë nisur hetimin në terren ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit për banorët e zonës së njohur në Tiranë.
Në njoftmin e shpërndarë nga krimi ekonomik, bëhet me dije se është marrë në pyetje drejtori i departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, Dorjan Korbeci dhe se deri më tani dyshohet për dëmtim të linjës së furnizimit me ujë si pasojë e amortizimit.
“Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira”- thuhet në njoftim. Versus.al








