AKTUALITET /

Ulja me 1 lekë e çmimit të energjisë/ Balluku: Nuk mjafton 1 mandat!

Balluku sqaroi po ashtu se Enti Rregullator i Energjisë rishikon shifrat në fund të çdo viti dhe vendos nëse do të ketë apo jo ndryshim çmimi.

Shkruar nga Versus

Ulja me 1 lekë e çmimit të energjisë/ Balluku: Nuk mjafton

 

Çmimi i energjisë është sfidë e qeverisë, e cila i tejkalon limitet e një mandate. Ishte ky argumenti i Zëvendës Kryeministres, njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, e cila ka argumentuar arsyet e uljes së çmimit të energjisë elektrike e ftuar në "Top Story".

“Për të bërë ndryshime në sektorin energjetik, duhet më shumë se një mandat. Çmimi i energjisë ka pasur pikun e rritjes në 2012. Përmes sakrificash, çmimi ka qëndruar i pandryshuar për një dekadë”, tha ajo.

Balluku sqaroi po ashtu se Enti Rregullator i Energjisë rishikon shifrat në fund të çdo viti dhe vendos nëse do të ketë apo jo ndryshim çmimi.

“Nuk është një vjeçare. ERE çdo fundviti ka detyrim të publikojë çmimin e vitit pasardhës, dhe këtë e ka bërë në dhjetë vitet e fundit. Nuk është për një vit. Është procedurë, e ka bërë këtë në çdo fundvit dhe ka miratuar 9.5 lekë  për dhjetë vite”, tha ajo.

Teksa ky vendim është përballur me akuza të forta dhe është cilësuar si një vendim electoral, Balluku ka hedhur poshtë aludimet duke ritheksuar se ky ndryshim nuk lidhet me fushatën e Partisë Socialiste.

“Argumente i pozitës! Sot flasim për 1 milion e 70 mijë abonentë dhe në thelb nuk ka asnjë gjë për fushatë. Fushatë ka pasur edhe në 2017, edhe në 2021. Opozita na sulmon dhe etiketon sipas modelit të saj. PS dhe qeveria Rama nuk ka përdorur kurrë energjinë për arsye elektorale”, u shpreh ajo.

Konsumatorët shqiptarë nga shkurti do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat në orë, nga 9.5 lekë për kilovat në orë që paguanin më parë. /Versus.al/

Poll