Ka ndërruar jetë në spital, gardisti Henri Haxhiraj, i cili qëlloi veten me armë paraditen e sotme.
Gardisti qëlloi veten në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti. 37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.
Efektivi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, por disa orë më vonë ka humbur jetën.
Tiranë/ Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.
“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi gjatë ditës së sotme policia.







