AKTUALITET /

Vdekja e 65 vjeçarit në Lezhë, detaje: I janë gjetur plagë të shkaktuara nga një dem

Shkruar nga Versus

Vdekja e 65 vjeçarit në Lezhë, detaje: I janë gjetur

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e 65 vjeçarit Gjergj Tusha pasditen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës.

Dëmtimet e shumta në trup të të moshuarit dyshohet të jenë shkaktuar nga goditjet që ka marrë nga demi i cili e ka përplasur tek një pemë. Ai ka marrë plagë në kofshë. Ndryshe nga sa u raportua në fillim, pas verifikimeve të moshuarit nuk i është gjetur një plagë me armë zjarri.

Ndërkohë pritet dhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes. Më herët u raportua se viktima kishte tre herë urdhër mbrojtje nga i biri për shka ktë konflikteve që kishin patur. Versus.al

Poll