
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vendimi”, duke vënë në pranga një 43-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale që përfshin vjedhje të rënda, shfrytëzim të prostitucionit dhe shkelje të ligjit për migracionin.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, lokalizuan dhe arrestuan Elton Miha, banues në Tiranë, në rrugën “Don Bosko”.
43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali e kishte dënuar në vitin 2015 me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale:
“Vjedhje e rëndë”
“Shfrytëzim prostitucioni”
“Shkelje e ligjit për migracionin”
Materialet procedurale tashmë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

