AKTUALITET /

VIDEO/ Anija Libra mbërrin në Shëngjin me 40 emigrantë në bord, më pas do i dhurohet shtetit shqiptar

Ky është udhëtimi i fundit e anijes së Marinës Ushtarake të Italisë pasi më pas ajo do ti dhurohet shtetit shqiptar.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Anija Libra mbërrin në Shëngjin me 40 emigrantë
Pamje nga mbërritja e anijes në Shëngjin

Anija 'Libra' ka mbërritur në portin e Shëngjinit me 40 emigrantë në bord.

Ashtu siç u tha dhe më herët anija e Marinës Ushtarake "Libra" u nis pak pas orës 9 të mëngjesit nga Brindisi drejt kampit të Gjadrit.

40 emigrantët janë shtetas të kombësive të ndryshme të cilët ditët e fundit kanë mbërritur në Qendrën e Paraburgimit të Riatdhesimi në Brindisi për të cilët qeveria italiane ka vendosur që të tansferohen në kampin e ngritur në Shqipëri.

Kjo është hera e katër që anija mbërrin me emigrantë në Shqipëri e cila do ti dhurohet shtetit shqiptar./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: