
Skerdi Sina, pasagjeri në mjetin Audi Q8 që dje nuk iu bind Policisë dhe u përfshi në një ndjekje, rezulton se kishte shpëtuar efektivëve edhe më 1 qershor.
Ai ishte në të njëjtin automjet, që drejtohej nga Joni Sadikaj, dhe kur Policia u dha sinjal për të ndaluar, shoferi shtyu gazin, duke përplasur disa makina.
Joni Sadikaj arriti të arratisej, ndërsa Skerdi Sina u kap gjatë ndjekjes.
Gjatë kontrolleve iu gjet një karikator me plumba, ndërsa përgjatë rrugës efektivët e "Shqiponjave" gjetën edhe një pistoletë pa karikator, që dyshohet se i përket Sinës.
Dosja.al ka siguruar pamje ekskluzive që tregojnë se i njëjti mjet, një muaj më parë, i kishte shpëtuar edhe forcave të posaçme "Shqiponja".
Në një parking të një qendre tregtare, dy njësi të "Shqiponjave" kishin ndaluar rastësisht automjetin dhe po planifikonin kontrollin e dokumenteve, kur Sina papritur shtyu gazin, thyen traun e parkingut dhe u largua me shpejtësi.
Pavarësisht ndjekjes, ai nuk u kap atëherë, por u arrestua vetëm dje, më 2 korrik.







