AKTUALITET /

VIDEO/ Dhunuan brutalisht blogeren, dy motrat Berisha paraqiten në gjykatë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dhunuan brutalisht blogeren, dy motrat Berisha paraqiten në

Sot mbahet seanca e radhës për procesin gjyqësor ndaj motrave Mariela dhe Antonela Berisha të cilat akuzohen për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar kur dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga pas sherrit për një mashkull.

Në pamjet e siguruara, dy motrat shihen të shoqëruara nga një oficer policie teksa shkojnë në gjykatën e Tiranës. Aktualisht Mariela Berisha ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa motra e saj Antonela në detyrim paraqitje.



Më herët prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonelën. Ngjarja ndodhi më 6 gusht të vitit të kaluar në një restorant të Tiranës ku goditën me shishe qelqi të renë duke i shkaktuar dëme fizike. Versus.al

Poll