Ish-ministri Edmond Haxhinasto, ka dalë nga SPAK, pas më shumë se 4 orësh marrje në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
Ai është pritur nga gazetarët jashtë SPAK, ku ka thënë vetëm një fjali.
“Kam ardhur si dëshmitar për disa çështje të caktuara. Deponimet e mija i dhashë aty ku duhej ti jepja”, tha Haxhinasto për mediat, ndërsa nuk u përgjigj se për çfarë çështjesh bëhet fjalë.
Emri i tij ka dalë edhe në dosjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.
Vetë Haxhinasto nuk u përgjigj nëse dha shpjegime për llogari të dosjes “Meta-Kryemadhi”.








