AKTUALITET /

VIDEO/ Mbrëmë u vranë dy të rinj në Velipojë, pamjet e sherrit 1 muaj më parë

Por familjarë të vëllezërve Frroku pretendojnë se, më 28 qershor, Ersild Ishmi, bashkë me një kushëririn e tij janë konfliktuar me kuzhinierin dhe 33-vjeçari kishte nxjerrë edhe armën.

Shkruar nga Versus

Mbrëmjen e djeshme u vranë me armë dy të rinj në Velipojë, pranë hotelit “Holiday’. Ersild Ishmin 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç, u qëlluan me armë nga vëllezërit Frroku, pronarë të hotelit ku edhe ndodhi krimi.

Por familjarë të vëllezërve Frroku pretendojnë se, më 28 qershor, Ersild Ishmi, bashkë me një kushëririn e tij janë konfliktuar me kuzhinierin dhe 33-vjeçari kishte nxjerrë edhe armën.

Pas këtij konflikti, policia arrestoi Ishmin, por gjykata e liroi, duke e lënë në arrest shtëpie.

Mbrëmjen e djeshme, Ersildi, bashkë me kunatin e tij i cili nuk kishte asnjë lidhje ngjarjen, ishin në Velipojë dhe aty u qëlluan me armë nga dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Dy të rinjtë humbën jetën sapo hynë në sallën e operacionit. Ishmi kishte marrë tre plumba në trup ndërsa Arsid Hoxha dy plumba, një në bark dhe një në gjoks.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy punonjës të hotelit dhe restorantit në pronësi të dy vëllezërve Frroku.