AKTUALITET /

VIDEO/ Me gjatësi 28.7 km, inagurohet sot Unaza e Madhe e Tiranës

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me gjatësi 28.7 km, inagurohet sot Unaza e Madhe e Tiranës

Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet inagurohet ditën e sotme, ndërsa në terren vijon ende puna për vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe detajeve të fundit para hapjes. 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet e fundit në këtë kantier, në rrjetet e tij sociale.

“MIRËMËNGJES dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometrash, ndërsa sa i përket shpejtësisë së lejuar për qarkullim në të, është parashikuar 90 km/ h. Ndërsa në lotin 6 shpejtësia makimale do të lejohet deri në 140 km/h, pasi konsiderohet autostradë e kategorisë A. Versus.al

 

Poll