AKTUALITET /

VIDEO/ Pamje të reja të arrestimit të Ilir Metës, policia qytetarëve: Hiqni telefonat

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje të reja të arrestimit të Ilir Metës, policia

Kanë dalë pamje të tjera të arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta. Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, ndërsa Meta po kthehet nga Kosova.

Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.

Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës. Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.



Poll