Si rrallë herë, ditën e sotme janë shfaqur pamje të të pandehurve nga brenda Gjykatës së Posaçme.
Objekt i këtyre pamjeve ishin Ilir Meta, i cili ndodhej brenda kafazit të sigurisë, ku do të njihej me masën e sigurisë, dhe Monika Kryemadhi e cila, duke qenë se ndiqet në gjendje të lirë, po futej në sallën ku do të ndodhte përballja me prokurorinë.
Dalja e këtyre pamjeve, duke se ka vënë në alarm drejtuesit e Gjykatës së Posaçme, të cilët me anë të një njoftimi kanë reaguar, duke u treguar gazetarëve se, nuk kanë të drejtë që të filmojnë të pandehurit pa lejen e tyre.
Ndërkaq, Gjykata e Posaçme bën të ditur se, është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të zbuluar personin apo personat që në mënyrë të paligjshme realizuan pamjet që më pas u shpërndanë në media.








