AKTUALITET /

VIDEO/ Po hynte në GJKKO, Kryemadhi “shtrohet në muhabet’ me deputeten e PD

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Po hynte në GJKKO, Kryemadhi “shtrohet në muhabet’
Momenti kur Kryemadhi takohet me Vokshin dhe avokatin e saj

Deputetja Monika Kryemadhi është takuar rastësisht me deputeten e PD, Albana Vokshi teksa kjo e fundit dilte nga salla e GJKKO ku u shty seanca e gjyqit mes saj dhe biznesmenes Vilma Nushi.

Për disa çaste, Kryemadhi bisedoi me Vokshin ndërsa më pas u fut në GJKKO në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj sa i takon hetimit për tre vepra penale për të cilat ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, mbahet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024.

Pak ditë më parë, u zyrtarizua divorci mes çiftit, ndërsa pavarësisht kësaj, deputetja ka deklaruar se do të bëjë fushatë për Ilir Metën i cili garon si deputet në listat e hapura të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: